BallinaKronike13-vjeçari me origjinë shqiptare humb jetën në gumë. Ja dyshimet e para...

13-vjeçari me origjinë shqiptare humb jetën në gumë. Ja dyshimet e para mbi ngjarjen

Një ngjarje e rëndë është shënuar në provincën e Parmës në Itali, ku një 13-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën teksa ka qenë në gjumë.

Ka qenë motra e tij 17-vjeçare që ka zbuluar ngjarjen tragjike mëngjesin e sotëm, pas para orës 08:00.

Familja e të miturit thirri menjëherë ndihmën, por asgjë nuk mund të bëhej për të miturin që kishte ndërruar jetë

Mediat italiane bëjnë me dije se ka nisur një hetim mbi rastin, ndërsa paraprakisht dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një atak kardiak që e ka goditur 13-vjeçarin në gjumë.

Megjithatë, autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular