BallinaPolitikeSulmet me "laps" në dorë, shkatërruan opozitën! Tabaku: Një replikë me ata...

Sulmet me “laps” në dorë, shkatërruan opozitën! Tabaku: Një replikë me ata për të cilët Gaz Bardhi deri më dje ishte Gaz Brava, ndërsa sot është z. Bardhi

spot_img
spot_img

Nga Jorida Tabaku

Nuk më ka ndodhur që t’i jap përgjigje një media mbi një shkrim të shkruar në lidhje me mua. Por mendoj ta thyej këtë, thjesht për transprencë.

Lapsi.al ka shkruar dy profile për mua, të parin në vitin e largët 2018 ku vlerësonte faktin që kam guximin për të denoncuar oligarkët me emër edhe mbiemër në një kohë kur kërkohej me ngulm diçka e tillë nga opozita. Ndërsa profili i dytë ka qenë ky i publikuar sot ku mungesa ime në mbledhjen e përbashkët të grupit të deputetëve u konsiderua si simbol i absurditetit.

Që prej shtatorit 2021 kur në PD nisi një përplasje me reperkusione të thella në gjithë strukturën e partisë, kam qenë e qartë dhe konsistente në përpjekjen për të mos ndarë bazën e partisë për t’i dhuruar kundërshtarit një opozitë të dobët. Teksa media i frynte zjarrit të një përplasje të dhunshme me titujt që ofronte, bashkë me kolegë deputetë kemi pasur guximin të zbrisnim në bazë duke takuar këdo për të kërkuar pikërisht këtë unitet që është jetik për opozitën.

I kam qendruar kësaj vije dhe bindje me mund dhe në heshtje pa ndonjë heroizëm pasi atë parti politike e njoh mjaft mirë. Si një person i dalë nga strukturat e asaj force politike që më ka dhënë shansin të kuptoj dhe se si duhet ta bëjë fushatën elektorale dhe si ta ndjej humbjen dhe fitoren. Kjo më ka ndihmuar jo pak për të qenë në krye të detyrës duke trokitur në çdo derë për të kërkuar votën.

Megjithëse produkt i asaj force politike, nuk e kisha menduar kurrë që do të arrinim në pikën ku linçimet publike ndaj njëri tjetrit do të jepeshin në media, nga foltoret e kuvendit të Shqipërisë apo dhe studiot televizive. Nuk e kisha menduar asnjëherë që mazhoranca të kishte luksin që të tregohej cinike ndaj nesh dhe të nënqeshte teksa sulmoheshim personalisht mes njëri tjetrit.

Ndoshta jam gabim, ndoshta jam mirë po kjo beteja për te sulmuar këdo në opozitë me “laps” në dorë na dëmtoi të gjithëve megjithëse jam treguar e kursyer me fjalën më shumë se shumë të tjerë.

Ndoshta prapë jam pakicë e mund të duket absurd që me 8 janar zgjodha të mos jem. Megjithëse brenda në PD ishin koleget e bashkëpunëtorët e mi, e jashtë ishin po kolegë e bashkëpunëtorë të mi se konceptoja dot më dukej absurd që demokratët te ziheshin mes vedit.

Ndoshta lapsit, idhtares se djegjes së mandateve, gabimit më të madh të PD, mund ti duket gjuha e ndryshme, por kam mbajtur të njëjtin qendrim si në Tiranë ashtu dhe Ëashington: PD ka fituar me forcën e fjalës jo të dhunës; PD nuk e ka betejën me SPAK; PD nuk fiton asgjë nga flaka në kuvend sepse na ka nxjerrë të gjithëve nga përballja politike e mendoj se sot më shumë se kurrë na duhet përballja politike.

Si dje si sot mendoj se djegia e mandateve, mos pjesmarrja në zgjedhjet vendore të vitit 2019, agravimi i sjelljes në kuvend ku goditja me duar qe më e dobishme se sa argumenti me fjalë apo retorikë, janë gabime. E të gjithë faktet dhe sondazhet dëshmojnë që pikërisht këto sjellje dhe gabime strategjike kanë qenë mallkimi i opozitës në Shqipëri. Tragjedi të parathëna nga shumë kolegë që në heshtje ndoqën masën e demokratëve të fryrë artificialisht nga retorika por edhe një pjesë mediatike që shtynë në ekstrem duke larë duart më pas si Ponz Pilati për dështimin.

Sikundër edhe e kanë dëshmuar xhanëm në sjelljen ndaj kolegëve të mi. Fjala vjen miku dhe kolegu im Gaz Bardhi deri më dje ishte Gaz Brava i dyshes Basha-Bardhi ndërsa sot për to është z. Bardhi i mirë që u bashkua. Përse ky ndryshim? Me siguri ndonjë reflektim mediatik më shumë se sa centrim editorial për arsye të tjera.

Me shumë vështirësi po përpiqem ti flas njerëzve se cfarë po ndodh me ekonominë, cmimet, ligjet e shumë të tjera e media si Lapsi nuk i reflektojnë qëndrimet opozitare të miat, por janë gati me laps në dorë të sulmojnë pse mendoj ndryshe.

Për dy vite me radhë teksa në media konsumohej tragjedia e Partisë Demokratike, vendosa të bëj atë që di më mirë; me pak fjalë t’i përkushtohem punës si deputete. Në vitin 2018 thuajse asnjë media nuk publikoi interpelancën time për inceneratorët.

Shumë media, refuzuan të pasyqrojnë lajmet për inceneratorët duke na shumëzuar me zero. Më shumë lajme kishte në to për akuzat që kolegët e mi bënin karshi meje dhe komisionit hetimor se sa për faktet që Komisioni Hetimor nxorri në pah. Më shumë lajme kishte për ata që më akuzonin se unë e kisha me gjasme atë komision hetimor se sa për provat dhe faktet që njerëz që sot gjenden përpara drejtësisë i thanë përpara komisionit.

Ndërkohë që sot deklarajonë është beteja e vetme e fituar e PD pas 2021.

Nuk ka dy të vërteta; ka një e cila duhet të jetëe qëndryshme në kohë.

Po, jam në një situatë të vështirë, të gjithë jemi në situatë të vështirë, por mendoj që së pari as duhet të intimidohemi, as të tërhiqemi nga ato që besojmë; as të presionohemi pse botuesit kanë një mendim e duhet patjetër të gjithë të mendojmë e veprojmë ashtu!

I shkruaj këto rreshte as me mllef e as me neveri, ashtu siç ka shkruar Lapsi, por me ndërgjegjjen që një rrugë e vështirë na pret përpara; por jam e sigurtë se rruga e PD për t’u bërë alternativë politike është tek ideja, tek fryma, tek besimi dhe tek parimet; kurrsesi që në Shqipërinë e 2024 të mendojmë se do arrijmë diçka duke sulmuar këdo që mendon ndryshe!

Pas 14 majit 2023, rezultatit katastrofik në çdo kuptim u kam kërkuar kolegëve të mi demokratë të grupit parlamentar, të z. Berisha edhe të krahut të z. Basha që të shkojmë në zonë dhe të analizojmë votën në çdo kuti. Pasi ne kemi dështuar që të jemi një forcë elektorale dhe të punojmë si një parti elektorale me rezultate konkrete në çdo kuti e qendër votimi. Por, i jemi futur një lufte civile që nuk na ka bërë më të mëdhenj por na ka zvogëluar në këto ndasitë tona që qytetarëve u duken qesharake, ndërkohë që pushteti abuzon e vjedh.

Kam kërkuar të kemi një bashkim që nuk është as mekanik, as dorëzim me kushte por një bashkim që vjen natyrshëm nga një analizë e demokratëve që në 2021 pësuan humbjen e dytë të madhe dhe ende nuk e kemi kuptuar përse. Kam kërkuar një reflektim duke parë nga vetja me një tur dëgjesash jo për të konfirmuar emra por për të kuptuar realisht se ku ka çaluar PD-ja. Kjo pasi mendoj që kriza e sotme nuk është thjesht një krizë emri. Më së shumti mendoj që kjo është një krizë idesh, organizimi dhe filozofie drejtimi që ka kapur partinë më të madhe në opozitë.

Nëse PD nuk e ndryshon veten e saj për t’iu përshtatur modernitetit dhe ligjërimit që kërkojnë shqiptarët. Nëse kjo forcë politike vazhdon të mbetet në krizën e një partie që përsërit fjalimet e 3 dekadave me të njëjtën stil dhe leksik nuk do të jetë kurrë një forcë që do të përthithë nevojat e një Shqipërie që lëngon. Nëse motoja e PD mbetet lufta kundër SPAK atëherë jemi ende në krizë. Se kemi betejën me askënd por me kundështarin.

Mbase shumë demokratë kanë hequr dorë, detyra ime për sa të kem fuqi është t’i ftoj ato në këtë forcë për të ndërtuar diçka ndryshe. Për një PD ashtu siç e meritojnë qytetarët, shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos përzihet në sherrin brenda shtëpisë. Shumica e heshtur që ka zgjedhur të mos jetë palë me askënd që nuk ofron një alternativë të sinqertë për të dalë nga ky batak.

Nëse flasim për këtë bashkim jam këtu e pranishme! Ndoshta pikërisht ky bashkim mund të duket absurd por nëse flasim për një alternativë të tillë atëherë ne jemi në rrugën e duhur për t’i ofruar shqiptarëve një alternativë të besueshme përballë regjimit aktual.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular