VIDEO-DEKLARATA/Kur Gazment Bardhi betohej: Nëse Berisha kthehet në krye të PD, unë ik fare nga politika!

0
251

Në vendin tonë ndodh shpesh nga politikanët të lëpijnë aty ku kanë pështyrë, pa pasur asnjë fije morali politik dhe njerëzorë gjithashtu. 

E një politikan i tillë është dhe Gazment Bardhi, i cili për dy vite ka ndërruar ngjyrën e lëkurës sipas interesave të tij personale. 

Jo më larg se një vit më parë Bardhi betohej se nëse Berisha kthehej në krye të Partisë Demokratike, “unë ik fare nga politika”.

Në studion e emisionit “Log.”, ai u shpreh se ishte akuzuar se është i shitur te të dy palët por shtoi se nuk është me askënd, por vetëm me Partinë Demokratike.

“As Gaz Bardhi dhe as deputetë nuk kanë asnjë mundësi për të çuar asgjë askund mund të jetë edhe ngarkesa. Kanë marrë sqarime që kjo është e pavërtetë. Ajo platformë që ka propozuar  grupi parlamentar është propozuar nga Enkelejd Alibeaj në prill të vitit 2022.

Del zoti Berisha dhe më thotë je i shitur të Edi Rama. Unë i qëndroj koherent qëndrimeve të mia brenda Partisë Demokratike. Unë i qëndroj koherent qëndrimit tim. Në këtë moment akuzohem se jam i shitur te Sali Berisha. Unë nuk jam me askënd. Jam me Partinë Demokratike.

Do të jem përjetë me PD. Kur ka pasur një ngërç ligjor dhe partia rrezikonte të drejtohej ligjërisht nga PD kam bërë deklaratën se nëse Berisha është kryetar i PD, dhe kandidat për kryeministër, Gazment Bardhi tërhiqet nga politika. Është një alternativë që nuk e çon Shqipërinë përpara” 

Ndërsa sot bën thirrje dilni dhe protestoni për Berishën.

‘O sot, o kurrë’ shkruan në statusin e tij Bardhi për protestën e thirrur nga kreu i Rithemelimit Sali Berisha për të shpëtuar veten dhe familjen e tij nga SPAK më 20 shkurt.