Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka vizituar për herë të parë Shqipërinë sot më datë 15 shkurt 2024. Zyrtari i lartë amerikan preku tokën shqiptare rreth orës 11:25 minuta, kur zbriti edhe nga avioni.
Menjëherë sapo doli nga avioni, Blinken përshëndeti të pranishmit, më pas zbriti shkallët për t’u takuar me ministrin Igli Hasani, të ngarkuarin me punë në ambasadë David Ëisner, por edhe ambasadorin e Shqipërisë në SHBA, Ervin Bushati.
Në këtë vizitë të parë, Blinken e shoqëronte zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, ish ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim.
Vizita është përshëndetur edhe nga ambasada e SHBA në vendin tonë, e cila ka publikuar edhe axhendën e Blinken.
“Mirë se vjen në Shqipëri Antony Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor në Piramidën e Tiranës, duke festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të drejtësisë dhe komunitetin e Ambasadës”