Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër.
Një mjet që po përshkonte me shpejtësi rrugën kryesore të qytetit është zhvendosur mbi bordurën ndarëse të akseve dhe ka rrezikuar mjete dhe qytetarë të tjerë që gjendeshin në qarkullim.
Pas verifikimeve duket se ka vetëm dëme materiale. Në fotot e siguruara nga Top Channel shihet mjeti që ka ngecur në bordurën e betonit, ndërkohë ka penguar edhe qarkullimin e mjeteve.
Personi që ka shkaktuar aksidentin ka pasur edhe para rreth një muaji penalizim nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Uniformat blu ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkakun e aksidentit.