“Duke qenë një njeri që jetoj çdo ditë si mbi gjemba, dhe e nis ditën i pakënaqur me veten time, e pastaj e ngrys i pakënaqur me me të tërë shtetin, nuk kam sesi të mos jem i pakënaqur kur informohem për shfaqje të shëmtuara e krejt të panevojshme, të hetuesve të BKH-së në zyrat e shtetit…”
Kjo është një deklaratë e bërë nga kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive që i ka dhënë gazetares Anila Basha për revistën e saj në print Newsbomb.al, që del në treg çdo muaj që prej tre vitesh tashmë.
Sipas asaj që bëhet e ditur nga redaksia Newsbomb.al, Edi Rama ka folur pa dorashka në këtë intervistë për reformat, korrupsionin, pasionin e tij për Shqipërinë, pasionin e tij për punën në atelie me veprat e tij si dhe për punën që po bën në arenën ndërkombëtare për emrin e Shqipërisë.
Në një intervistë të gjatë, kryeministri zbulon marrëdhënien me miqtë dhe zhgënjimet për bashkëpunëtorët që humbën rrugës.