BallinaUncategorizedWIZZ AIR zgjeron flotën e saj me avionin e ri A321NEO duke...

WIZZ AIR zgjeron flotën e saj me avionin e ri A321NEO duke e çuar numrin në 200

spot_img
spot_img

AVIONI I RI DO TË VENDOSET NË AEROPORTIN E LUTON NË LONDËR
MOSHA MESATARE E FLOTËS SË WIZZ AIR TANI ËSHTË 4.24 VJET, E DYTA MË E REJA NË BOTË

Shqipëri, e martë, 20 shkurt, 2024 – Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror*,

Wizz Air ka përshpejtuar rritjen e flotës duke shtuar avionin e saj të 200-të. Me një vlerë prej 100 milionë eurosh, avioni i ri Airbus A321neo përfshin teknologjinë më të fundit dhe sjell shumë përfitime për sa i përket çështjeve mjedisore. Ai mund të fluturojë me deri në 50% përzierje karburanti të qëndrueshëm avionësh, siguron një ulje prej 50% të zhurmës së avionit si dhe një reduktim me 20% në konsumimin e karburantit dhe emetimeve të karbonit.

Pas arritjes së numrit rekord të pasagjerëve në vitin 2023, Wizz Air vazhdon të rrisë rrjetin e saj. Linja ajrore ka porositur më shumë se 300 avionë të teknologjisë së fundit A321neo dhe A321XLR për të arritur objektivin strategjik të 500 avionëve në flotën e saj deri më 2030.

Me një vlerë prej 100 milionë eurosh, avioni i ri Airbus A321neo do të vendoset në aeroportin e Luton në Londër. Fluturimi inagurues u nis po ashtu nga aeroporti i Luton, Londër drejt Bacău, Rumani.

Avioni Airbus A321neo përfshin teknologjinë më të fundit dhe sjell shumë përfitime për sa i përket çështjeve mjedisore. Ai mund të fluturojë me deri në 50% përzierje karburanti të qëndrueshëm avionësh, siguron një ulje prej 50% të zhurmës së avionit, një reduktim me 20% në konsumimin e karburantit dhe emetimeve të karbonit si dhe 50% reduktim në emetimet e oksidit të azotit**. Avioni i ri e çon moshën mesatare të flotës së Wizz Air në 4.24 vjet, duke e renditur kompaninë në vendin e dytë në botë mes linjave ajrore me më shumë se 100 avionë në flotën e tyre.

Tamara Nikiforova, Menaxhere e Komunikimit të Korporatës në Wizz Air, tha: “Jemi më se të emocionuar të mirëpresim avionin e 200-të të flotës sonë. Ne investojmë gjithmonë në teknologjinë më të fundit dhe, patjetër, atë më të mirën. Avioni A321neo është një shembull i flotës sonë moderne dhe të rehatshme për të gjithë pasagjerët, ndërsa gjithashtu ndihmon në përmbushjen e qëllimeve tona për çështjet mjedisore. Ne shohim një rritje të kërkesës për më shumë fluturime në destinacione të ndryshme të Evropës dhe shtimi i këtij avioni do të na ndihmojë të lidhim pushuesit me destinacionet e tyre të preferuara dhe me çmimet më të mira”.

Wizz Air hyri në tregun shqiptar në vitin 2017, si kompania e parë me kosto të ulët në vend, duke hapur kështu mundësi udhëtimi me linja direkte dhe çmime të përballueshme për të gjithë qytetarët shqiptarë. Që atëherë, kompania krijoi bazën e saj në Tiranë, me një flotë prej 11 avionësh. Me më shumë se 50 fluturime direkte nga Tirana, ndër to 24 destinacione unike, Wizz Air do të sjellë edhe dy avionë të rinj në bazën e saj në Tiranë në sezonin e ardhshëm veror si dhe ka prezantuar dy destinacione të reja nga Tirana – fluturime direkte drejt Valencias në Spanjë si dhe në Leipzig, Gjermani.

Biletat për sezonin e pranverës dhe verës së këtij viti mund t’i gjeni në wizzair.com ose në aplikacionin WIZZ.

FUND

Rreth Wizz Air:

Wizz Air, linja ajrore ultra-ekonomike me zgjerimin më të shpejtë në Europë, operon një flotë prej 200 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një skuadër e përbërë nga profesionistë të aviacionit ofron shërbim cilësor me çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 60.3 milionë pasagjerëve gjatë vitit 2023. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Linja ajrore u emërua së fundmi si një nga dhjetë linjat më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produktit ajror. Wizz Air gjithashtu u shpall Linja Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në vitin 2019 dhe në vitin 2023. Ajo u njoh gjithashtu si “Linja më e Qëndrueshme Ultra-Ekonomike Ajrore në ndarjen e çmimeve nga World Finance Sustainability në vitet 2021-2023. Wizz Air ka marrë çmime të tjera, duke përfshirë “Grupi i Linjave Ajrore të Vitit për Qëndrueshmërinë Globale Mjedisore” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023.

Wizz Air:

V+O Communication Albania: [email protected] 

 Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

 Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

 Na ndiqni në Twitter: @Wizzair

 Na ndiqni në TikTok @Wizzair

Shënim për redaktorët:

  • Të gjitha fluturimet e Wizz Air kryhen me avionët Airbus A320, me 180 vende, me avionët A321 me 230 vende, avionët Airbus A320neo me 186 vende dhe avionët Airbus A321neo me 239 vende.
  • Për fotografitë falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logos ju lutemi vizitoni
  • https://Wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
  • Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni F23 ESG Update  
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular