BallinaOP EDAjnshtajni dhe çështja palestineze

Ajnshtajni dhe çështja palestineze

spot_img
spot_img

Nga Merxhan Jakupi
Albert Einstein-i është njëri nga fizikanët dhe shkencëtarët më të mëdhenj të të gjitha epokave, i cili kishte zbuluar teorinë e relativitetit dhe kishte kontribuuar në shumë fusha të jetës, si gjeni që ishte, me aftësi mbinatyrore dhe me urtësi të jashtëzakonshme mendore. Sipas disa biografëve të tij, ai ishte anti-konformist, pacifist dhe humanist. Idealet e tij mbetën të pandryshuara. Doktrina e tij ishte për një federalizëm botëror, me një superfuqi mbi nacionale, me polici për ruajtjen e paqes së popujve në mbarë botën.

Kur Einshtein-i u bë i famshëm, organizata sioniste filloi ta joshë, për t’u bërë anëtar i lozhave sioniste, por ai nuk pranoi një gjë të tillë, duke thënë se është një qenie njerëzore kundër çdo nacionalizmi, diskriminimi dhe racizmi. Ai nuk ishte një hebre besimtar dhe ishte inferior ndaj dogmave dhe fanatizmit fetar.

Shumica e hebrenjve në perëndim ishin intelektualë, shkencëtarë, që ligjëronin në shumë universitete të perëndimit. Disa intelektualë, akademikë dhe shkencëtarë të integruar në kulturën evropiane bënë një peticion tek komuniteti hebre që të asimilohen dhe konvertohen në të krishterë dhe në familjen evropiane. Këtë nismë e mbështetën gjermanët, anglezët, francezët e të tjerët, sikundër edhe Einstein-i.

Gjermania deri në ardhjen e nazizmit ishte nën patronatin e hebrenjve. Gjithë universitetet, akademitë, shkencëtarët e fusha të ndryshme ishin shumica me prejardhje hebraike. Zemërimi dhe urrejtja e gjermanëve, sidomos e klasës së mesme dhe të nacionalistëve ishte shtuar ndaj hebrenjve. Doza e antisemitizmit ishte shtuar, duke konsideruar se është një poshtërim, injorim për kulturën ariane dhe shtetin gjerman.

Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore, fushata e egër e antisemitizmit, segregacionit dhe dhunës ndaj komunitetit hebre, ishte shkak që Einstein-i e kishte ndryshuar mendimin dhe kishte përkrahur sionistët, por nuk kishte dashur të jetë anëtar. Ai në një ese të gazetës “New York Times”, kishte potencuar se ishte i gëzuar që hebrenjtë e përndjekur nga antisemitizmi dhe barbaria duhet të kthehen në tokën e të parëve dhe të kenë një copë toke të tyre, ndonëse ishte kundër formimit të shtetit hebre.

DY POPUJ TË LASHTË DUHET TË JETOJNË NË PAQE

Pas fillimit të shkuarjes së kolonëve hebre në Palestinë, Einstein bëri një vizitë në Jerusalem dhe qytete të tjera. Sulltanati që ishte nën protektoratin e britanikëve e priti së bashku me komunitetin hebre dhe arab. Fjalimi i Einstein-it për dy popujt hebre dhe arab që kanë të njëjtin etnogjen, kulturë, do të jetojnë në paqe, tolerancë dhe harmoni. Einstein vizitoi qytetin e vjetër, lagjen “The wester wall” dhe Murin e Vajtimeve që quhet tempulli Moant. Po ashtu, ai vizitoi dhe vendet e shenjta islame, si Xhaminë al Aksa. Einstein nuk foli as për fenë hebraike. Ai foli para masës se dëshira e tij ishte që në këtë vend të shenjtë, ku jetojnë tre komunitete fetare: hebraikëve, arabëve dhe të krishterëve, të kalonin në paqe dhe begati. Nga vizita në Universitetin e parë hebre në Jerusalem që bëri Einstein, nuk ishte i kënaqur, duke parë se themeluesit e tij ishin pseudo-akademikë dhe në të nuk kishte studentë dhe profesorë arabë. Einsteini para dy komuniteteve kishte thënë se ardhja e intelektualëve, akademikëve, shkencëtarëve hebre që në Evropë janë të diskriminuar, këtu ata do të ngritin shkencën, dijen, në të gjitha universitetet arabe, si në periudhën e artë të mesjetës, kur lulëzonte shkenca me dijetarët arabë, hebre dhe persianë. Hebrenjtë dhe arabët kanë jetuar çdo herë në paqe dhe harmoni.

NGA NJË KRISHT NË ANTIKRISHT

Ardhja e kolonëve hebre nga Evropa dhe okupimi i vendbanimeve arabe, detyruan Einstein-in të shkruajë disa ese në gazeta më prestigjioze dhe në konferenca ndërkombëtare humaniste. Nëse nuk gjen populli im një marrëveshje paqësore, për të jetuar së bashku me popullin arab, atëherë ne nuk kemi mësuar asgjë nga përndjekja dhe vuajtja mbi 2000 vjeçare.

Pas formimit të shtetit hebre, Einstein-i kishte thënë se nuk e kishte paramenduar kurrë idenë e një shteti hebre dhe se kishte frikë se mund të lind një konflikt mes dy popujve vëllezër semitë. Kishte thënë se tashmë kthim prapa nuk mund të ketë, ndaj dhe shpresonte që këta dy popuj të jetojnë në paqe, tolerancë dhe mirësi.

Pas formimit të shtetit hebre, Einsein-i kishte pasur ftesë për pjesëmarrje në lobin sionist hebre në SHBA, ku jetonte. Ai kishte marrë një telefonatë nga Ambasada izraelite në Uashington për jubileun e formimit të shtetit hebre. Einstein-i kishte refuzuar këtë ftesë. Më pas, në një telefonatë tjetër kishte marrë ofertën nëse do të pranonte të jetë president i shtetit hebre. Ai ishte skuqur në fytyrë, duke shpërthyer në gaz, ndërkaq edhe sekretarja e tij kishte zënë të qeshë. Einstein kishte deklaruar se ai është një krisht, ndërsa ata duan ta konvertojnë në një anti-krisht.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular