Punimet për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, bllokohet qarkullimi i mjeteve në Rashbull  

0
152

Punimet për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë, bllokohet qarkullimi i mjeteve në Rashbull  

Për shkak të punimeve që po zhvillohen për linjën hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, është devijuar qarkullimi i mjeteve në segmentin ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën me dije se automjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.

Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.

ARRSH bën me dije se Policia Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.