BallinaBotaAnglia shpërthen me sukses në det bombën 500 kg të Luftës së...

Anglia shpërthen me sukses në det bombën 500 kg të Luftës së Dytë Botërore, mbi 3 mijë persona u evakuuan

spot_img

Një bombë e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore u transportua të premten përgjatë portit jugperëndimor të qytetit anglez Plymouth, nga një autokolonë ushtarake dhe u hodh në det, ku u shpërthye nga zhytësit e marinës. Kjo ka shkaktuar një nga evakuimet më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar që nga lufta, raporton Associated Press.

Policia ka thënë se bomba, e cila u gjet në një oborr rezidencial të martën, u dërgua në tragetin “Torpoint” për t’u hedhur në det. Bomba besohet se peshon rreth 500 kilogramë, sipas Ministrisë së Mbrojtjes britanike.

Më shumë se 3 mijë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë. Vendimi për ta transportuar bombën në det është marrë pas vlerësimit nga ekspertët e bombave, të cilët dolën në përfundim se do kishte rrezik të madh për shkatërrim nëse do të shpërthehej aty ku u gjet.

“Jemi lajmëruar nga ushtria se operacioni ka qenë i suksesshëm dhe bomba është larguar”, ka thënë Këshilli i qytetit Plymouth. “Tani mund të fillojmë të kthejmë njerëzit e evakuuar nëpër shtëpitë e tyre”.

Giles Perritti, ndihmës-shefi ekzekutiv i Këshillit të qytetit të Plymouthit, ka thënë se më shumë se 1 mijë oficerë janë përfshirë në këtë operacion për të larguar bombën në mënyrë të sigurt.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular