Pëllumb Meta, 49-vjeçari që u vra nga fëmijët e tij është përcjellë këtë të shtunë në banesën e fundit. Krimi u zbulua të premten, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit të groposur në kasollen e bagëtive. Detaje të reja zbardhen vazhdimisht nga ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit. Ajo që së fundmi ka ngritur pikëpyetje të ndryshme për vrasjen e Pëllumb Metës nga 3 fëmijët e tij ishte dëshmia e familjes që kërkonte të lidhte krushqi me Metën. Ndryshe nga sa është deklaruar nga të tre fëmijët, familja ka deklaruar të kundërtën. Sipas dosjes, në dëshmitë e tyre thuhet se 49-vjeçari kundërshtonte që vajza të fejohej pasi do të vazhdonte shkollën.
“Në interes të hetimeve u janë marrë deklarime dhe shtetasve O Q. , R. Q. E. Q. ku shtetësja E. Q ka deklaruar se ka pasur dëshirë që të lidhte krushqi me familjen e viktimës por që ky i fundit nuk ka pranuar pasi vajza do të vazhdonte shkollën dhe nuk ka pasur plane për ta fejuar”, thuhet në dosje.