Lamtumirë Alteo! Dhimbje e madhe në familjen Hyseni, mijëra qytetarë pjesë e homazheve

0
1013

Është përcjellë për në banesën e fundit adoleshenti 15 vjeçare Alteo Hyseni i cili po shihte një ndeshje basketbolli në Pallatin e Sportit ”Asllan Rusi” dhe teksa po festonte me shokët ka pësuar arrest kardiak. Dhimbje e madhe sot në familjen Hyseni e cila banon në Astir. Pjesëmarrja në homazhet për Alteo Hysenit ka qenë e jashtëzakonshme, ku përveç banorëve të zonës përreth nuk kanë munguar bashkëmoshatarët e tij nxënës të shkollës apo ekipit të cilët me lot në sy shiheshin sot teksa po përcillnin shokun e tyre për në banesën e fundit. Dhimbja ka pllakosur dhe familjen. Babai i Alteos, Renato gjithë kohës me lot në sy nuk gjente fjalë për ikjen e të birit pasi sipas tij ai as dhe një aspirinë nuk kishte pirë dhe kurrë nuk iu ishte ankuar prindërve. E sa herë vinin bashkëmoshatarët e Alteos apo të afërm, jo vetëm me lot në sy, por dhe duke qarë me ngashërim, Renatos i duhej të mbahej nga të afërm pasi lotët ndër sy i kishte rrëke. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për të ëmën që nuk kishte fjalë si ta përshkruante humbjen e të birit të cilin e kanë rritur me sakrificë duke i plotësuar çdo kërkesë. Dhimbja ishte vërtet e madhe, me lot në sy sot ishte secili që ishte pjesë e homazheve. Alteo ishte një adoleshent shembull në lagje, shkollë dhe ekip, ndër zë çdokënd dëgjoje të fliste vetëm mirë për të, madje edhe të mitur të cilët e kishin njohur të cilët në komunikim me njëri-tjetrin kërkonin të ishin pjesë e varrimit, porse shtronin pyetjen: A lihen të vegjlit të merrnin pjesë e një ceremonie mortore varrimi!
startnews.al i shpreh ngushëllimet familjes Hyseni.