BallinaSportVetëm 4 pasimet të sakta në 90 minuta, por Manaj është vrastar...

Vetëm 4 pasimet të sakta në 90 minuta, por Manaj është vrastar para portës/ Zbuloni notën dhe statistikat e bomberit shqiptar

Rei Manaj është kthyer në një makineri golash në Turqi, me sulmuesin shqiptar që ka tundur për herë të 14-të rrjetën në Superligën turke. 

Në minutën e 69’ të takimit ndaj Pendiksporit të Endri Çekiçit, Manaj mori një top në mesfushë, kaloi në mënyrë spektakolare një mbrojtës dhe u nis në sprint për të mos u ndalur nga askush, i cili i vetëm përballë portierit nuk gaboi. 

Në fund të sfidës, lushnjari u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” në triumfin 4-1 që skuadra e Sivaspor arriti në shtëpi.  

Për sa i përket statistikave, bie në sy se Manaj në këtë duel regjistroi vetëm 4 pasime të sakta nga 11 në total. Ai gjithashtu fitoi 8 nga 19 duelet me kundërshtarët. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular