Kreu i grupit të opozitës, Gazment Bardhi ka njoftuar se do të mbledhë ditën e nesërme, 27 shkurt, grupin parlamentar.
Përmes një mesazhi drejtuar kolegëve të tij, Bardhi njofton se mbledhja është parashikuar që të nisë në orën 12:00, në selinë e PD.
“Nesër, e martë, ora 12:00, mbledhje grupi parlamentar në selinë e PD. Ju falënderoj!”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Kujtojmë se opozita ka vijuar aksionin e saj të bashkimit, ndërsa pas krijimit të Konfederatës opozitare, u mbajt dhe protesta e 20 shkurtit para kryeministrisë.