BallinaAktualitetPAMJET/ Vangjush Dako lë qelinë dhe nis arrestin shtëpiak

PAMJET/ Vangjush Dako lë qelinë dhe nis arrestin shtëpiak

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka lënë mbrëmjen e kësaj të marte qelinë. Autoritetet kanë ekzekutuar menjëherë vendimine Gjykatës së Posçme që e nxirrte atë nga qelia dhe duke e dërguar në arrest shtëpiak. Në pamjet e transmetuara shihet një automjet policie që e transporton sipas procedurave nga qelitë e burgut të Durrësit drejt shtëpisë së tij. Nga pamjet shihet edhe momenti kur Dako takohet me familjarë të tij.

Vendimi për lirimin e tij nga qelia u mor nga GJKKO, për shkak të tejkalimit të afateve të paraburgimit. Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.

Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi është marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, ku theksohet se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.

Vangjush Dako lë qelinë, momenti kur takon familjarët dhe transferohet drejt shtëpisë (VIDEO) - Vizion Plus
Momenti kur Vangjush Dako del nga burgu i Durrësit, takohet me të afërmit nga makina e policisë - Politikë
VIDEO/ Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Durrësit del para gjykatës së bashku me ish-vartësit e tij - Vendi
U lirua sot nga burgu, Vangjush Dako 24 orë me mbikëqyrje policore - Kronikë
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular