Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u shpreh se çdo vend duhet të jetë i përgatitur për një sulm të mundshëm nga Rusia.
Në konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Zelensky u shpreh se Putini është një vrasës, duke e krahasuar atë me Hitlerin.
Që ai të zmbrapset, u shpreh- Zelensky duhet përballje dhe luftë, duke bërë thirrje edhe për mbështetje në armatime.
“Gjëja më e rëndësishme për të kuptuar është që kur ndajmë nisma këto janë hapi i dytë, apo i katërt, por hapi i parë është mbrojtja. Kjo është e rëndësishme.
Ne na duhet të përballemi me një vrasës. Një Hitler. Është një rrezik i madh që i kanoset vendit tonë. Të gjithë duhet të përgatitemi për luftë apo për paqe, nuk është e rëndësishme, por duhet të përgatitemi për hapat që do të ndërmarrë Putini. Në rast se nuk e bëjmë këtë, Që ai të zmbrapset ne duhet të përgatitemi për lufte.
Ju duhet të jeni të përgatitur nëse ju hedhin raketa. Ne Putini do ta mundim. Kjo është iniciativa jonë”, tha presidenti i Ukrainës.
Si i komenton deklaratat e Macron
Zelensky komentoi edhe deklaratat e Macron për mundësinë e futjes së trupave të NATO-së në Ukrainë, por nuk dha detaje. Sipas tij detajet në lidhje me atë që është diskutuar në samit, do t’i mësojë gjatë vizitës së radhës së Macron në Ukrainë.
“Së pari kam patur një takim shumë të mirë me Macron dhe ishte një takim me shumë nisma. Do të flas për të gjitha ato, koalicioni për artilerinë dhe gjëra të tjera konkrete. Ne duhet të mbijetojmë.
Kjo do të thotë që gjithçka, çdo ndihmë duhet të na arrijë në kohë. Armatimet duhet të na i sillni në kohë. Nëse ne do të fitojmë apo jo kjo do të varet nga kjo pikë”, tha Zelensky.