Si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Krujë, ka mbetur i plagosur, tregtari i makinave, Artan Goga, banor i qytetit.
Mësohet sse Goga 57-vjeç, është qëllur në kokë, por për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimi të policisë, autori është shtetasi me iniciale V.M, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 28.02.2024, në rrugën “Asim Zeneli”, shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes