Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ja kush janë liderët që pritet të marrin pjesë

0
97

Liderët e rajonit mblidhen sot në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor me fokus integrimin e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, si edhe zbatimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ky samit do të ofrojë gjithashtu mundësi të reja për një shkëmbim pikëpamjesh mbi të ardhmen evropiane të rajonit dhe mbi sfidat e përbashkëta rajonale.

Në samit do të jetë i pranishëm Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, si edhe liderët e Ballkanit Perëndimor.

Vetëm përfaqësues nga Kosova mungojnë në këtë samit, ndonëse presidentja Osmani mori pjesë në samitin e një dite më parë për Ukrainën.

LisTa e Pjesëmarrësve

1-Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë

2-Aleksandër Vuçiç – President i Serbisë

3-Milojko Spajiç – Kryeministër i Malit të Zi

4-Borjana Kristo – Presidente e Këshillit të Ministrave të Bosnjes dhe Hercegovinës

5-Talat Xhaferi – Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

6-Oliver Varhelyi – Komisioneri i BE-së për Zgjerimin

7-Majlinda Bregu – Sekretare e Përgjithshme për Bashkëpunimin Rajonal

8-Danijela Gacevic – Drejtuese në detyrë e CEFTA-s

9-Gert Jan Koopman – Drejtor i përgjithshëm i grupit negociator të KE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin

10-Xiaoqing Yu – Drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor

11-Charlotte Ruhe – Drejtori menaxhues i BERZH-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore

12-Matej Zakonjsek – Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit për Transportin

13-Maja Pishkeviq –  Qendra e Evropës në Këshillin Atlantik dhe përfaqësuese e qendrës në Ballkanin Perëndimor

14-Alessandro Bragonzi – Kreu i përfaqësimit rajonal për Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane të Investimeve (EIB)

15-Lulzim Rafuna – Kryetar i Dhomës së Tregtisë së Kosovës

16-Ines Muçostafa –  Kryetare e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë

17-Andi Dobrushi – Drejtor Ekzekutiv i OSFA