BallinaKronikeEMRAT/ “Kërcet” arma në Koplik, plagoset një 32-vjeçar. Policia në ndjekje të...

EMRAT/ “Kërcet” arma në Koplik, plagoset një 32-vjeçar. Policia në ndjekje të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Koplik, kur për pasojë ka mbetur i plagosur 32-vjeçari, Genti Dulaj.

Sipas njoftimi të policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu raportohet se policia është vënë në ndjekje të autorit, Mirush Hasa.

Njoftimi i policisë:

Koplik/Informacion paraprak

Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular