BallinaEkonomiFMN kërkon rishikimin e uljes së pragut të TVSH për bizneset e...

FMN kërkon rishikimin e uljes së pragut të TVSH për bizneset e vogla

spot_img
spot_img

Shqipëria rezulton të ketë efektivitetin më të ulët të grumbullimit të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në Rajon. Sipas një analizë të Fondit Monetar Ndërkombëtar në rishikimin e dytë të marrëveshje se re, kjo renditje e dobët e Shqipërisë vjen për shkak të intensitetit të lartë të përjashtimeve, normave të reduktuara dhe grumbullimit të dobët të saj.

“Masa e fundit për uljen e pragut të regjistrimit të TVSH-së nga 5 lekë 2 milionë duhet të rishqyrtohet” rekomandoi FMN në kuadër të disa rekomandimeve që synojnë të përmirësojnë efektivitetin e tatimit.

Në 13 vende të Europës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, FMN e renditi Shqipërinë të parafundit për efektivitetin e një prej tatimeve më të rëndësishme që furnizojnë arkën publike te të ardhurave.

Vlerësimi i efektivitetit të TVSH-së në Shqipëri dhe masat për ta përmirësuar atë varen shumë nga hartimi i politikave dhe suksesi zbatimit të tyre, raportoi Fondi.

FMN i ka kushtuar vëmendje uljes së pragut të TVSH-së për biznesin e vogël nga 5 në 2 milionë lekë, që filloi të zbatohet nga 1 prilli i vitit të kaluar, për të cilën Fondi u shpreh që në fillim kundra, pasi do të rriste barrën te administrata tatimore dhe nuk pritej të ndikonte në uljen e evazionit. Sipas analizës Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) u përball me një sfidë të madhe në 2018 në menaxhimin e zgjerimit të regjistrit të TVSH-së, pas reduktimit të pragut. Ky reduktim futi rreth 13,000 biznese të vogla në sistemin e TVSH-së për herë të parë në prill 2018. Kjo rriti me gati një të tretën bizneset në TVSH.

Fondi ka theksuar se menaxhimi i këtij grupi të tatimpaguesve në vazhdimësi krijon një barrë të shtuar në DPT, kundrejt një kthimi të ulët, sa i përket rendimentit të të ardhurave. Gjithashtu sjell kosto shtesë për bizneset më të vogla dhe nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim material në reduktimin e hendekut tatimor.

Në Shqipëri, numri i konsiderueshëm i devijimeve nga një strukturë ideale e TVSH-së e ka minuar potencialin i të ardhurave si dhe efikasitetin e tatimit.
Por efikasiteti i TVSH në Shqipëri cënohet edhe me tej nga detyrimet e prapambetura të rimbursimit të tatimit.

Autoritetet shqiptare i kanë raportuar Fondit se, planifikojnë të trajtojnë çështjen në dy drejtime plotësuese. E para trajton natyrën strukturore të rimbursimeve e TVSH-së, duke reduktuar akumulimin e mëtejshëm të borxheve.

Drejtimi i dytë krijon një skemë të pagese me këste bazuar në konsultimet me sektorin privat.
Fondi rekomandon se gjenerimi i bazës së TVSH-së dhe eliminimi i normave preferenciale do të përmirësonte dukshëm efektivitetin e të ardhurave të TVSH-së së Shqipërisë.

Fmn
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular