Damian Gjiknuri flet pasi del nga SPAK: Është mëse normale të pyetesh për gjëra gjatë punës…

0
168

 Ish-ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri ka dalë nga SPAK, pasi ka dëshmuar në Strukturën e Posaçme. Kur u pyet nga gazetarët, Gjiknuri tha se është normale të pyetet për procedura, që ka ndeshur gjatë punës që ka ushtruar.https://www.youtube.com/embed/DVpZCn9EXIM?feature=oembed

Ju lutem, nuk kam shumë për të deklaruar.

Është mëse normale që të japësh shpejgime për ngjarje që ke mësuar gjatë punës që ke kryer. Tani, ju lutem shumë”, u shpreh Gjiknuri.

Kujtojmë se Gjiknuri ka shkuar dhe më herët në SPAK ku është pyetur për fondet Tiranë-Elbasan. SPAK po heton rolin e Gjiknurit në çështjen e inceneratorëve. Në Pc e njërit prej bizneseve të inceneratorëve, Klodian Zoto janë gjetur rezervime në emër të Damian Gjiknurit.

SPAK asokohe i paraqiten këto pretendime për të provuar se Zoto dhe Mërtiri kanë pasur takime me ish-zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj dhe Gjiknurin.

Ata janë takuar në Frankfurt me shtetasit Mërtiri dhe Zotot. Sakaq, Gjiknuri ka hedhur poshtë pretendimet se ka marrë para nga biznesmenët. Emri i zotit Gjiknuri nuk është vendosur në regjistrimeve të hetimeve. Po ashtu Gjiknuri është përfolur dhe për çështjen Mcgonigal.