Sterilizimi/ Beqaj del nga SPAK: Nuk kemi marrë ende dosjen, na kanë krijuar pengesa artificiale. Ja veprimi i fundit i avokatëve

0
140

Ish-ministri i Shëndetësisë ka dalë nga ambientet e SPAK ku është ndalur të flasë për mediat, duke thënë se ka kërkuar që të njihet me përmbajtjen e dosjes voluminoze që në dhjetor, kërkesë që është pranuar fillimisht, por sipas tij SPAK ka 2-3 muaj që nxjerr pengesa artificiale.

Ai shton se avokatët e tij i janë drejtuar prokurorit, Erjon Bani dhe shpreson që të veprohet shpejt.

“Që në dhjetor pas seansës së parë, kemi kërkuar që të njihemi me përmbajtjen e dosjes e cila është voluminoze, kërkesë kjo që na është pranuar. Por edhe pse ka më shumë se dy muaj SPAK na ka krijuar pengesa artificiale për të penguar dosjen.

Avokatët i janë drejtuar me një kërkesë prokurorit, Erjon Bani dhe do të doja që ai të vepronte me shpejtësi” tha Beqaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK, rreth orës 15:30 minuta, në zbatim të masës së sigurisë të zbatuar nga GJKKO, detyrim paraqitje, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij për Koncesionin e Sterilizimit.