BallinaKronikeEMRI/ Kush është 27-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Pogradec,...

EMRI/ Kush është 27-vjeçari që u plagos me armë zjarri në Pogradec, u qëllua në drejtim të tij 4 herë. DETAJET

spot_img
spot_img

Alted Jolldashi është 27-vjeçari që u plagos pasditen e sotme (1 mars) në Pogradec. Burime bëjnë me dije se ndaj tij është qëlluar 4 herë, por e kanë kapur vetëm dy plumba, një në shpatull dhe një në këmbë.

Plagosja e tij ndodhi pas një konflikti çasti, dhe tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është Deis Meko dhe për kapjen e tij, policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Njoftimi:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2024, rreth orës 16:30, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Tushemishtit”, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. J., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. M., 26 vjeç. Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të dyshuar.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular