Xherdan Shaqiri shënoi golin e tij të parë në këtë sezon me fanellën e Çikagos.
Sulmuesi me origjinë shqiptare realizoi me penallti në ndeshjen ndaj Sinsinatit. 32-vjeçari mori përsipër ekzekutimin nga pika e bardhë dhe nuk gaboi duke dërguar topin në një krah dhe portierin nga krahu tjetër. (VIDEO)
Megjithatë, Shaqiri nuk mundi të festonte plotësisht pasi skuadra e tij u mposht me shifrat 2-1. Ky është sezoni i tretë për Xherdanin në Amerikë aty ku u transferua në vitin 2022 nga Lioni. PANORAMASPORT.AL