Nga hapja e seancave publike në vitin 2018, kanë mbetur ende pa u kontrolluar dhe 73 gjyqtarë, prokurorë e ndihmës ligjore të cilëve duhet tu verifikohen pasuritë, pastërtia e figurës dhe aftësitë profesionale brenda 31 dhjetorit 2024.
Dhe kur mandati nuk duket larg përfundimit si për komisionerët e vettingut edhe për ndihmësit ligjore që i asistuan në vetting, KPK propozon kthimin “e shkollë s së plepave”.
Me të vetmin ndryshim që 6 muajt e dikurshëm të kursit të përshpejtuar të 1994, 22 këshilltarët ligjorë t’i ndjekin këta 6 muaj në shkollën e magjistraturës.
Gjashtë muaj të tjerë propozohet të ndiqen si praktikë. Por ky propozim i KPK ë shtë larg mënyrës se si rekrutohen aktualisht gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm, të cilët sipas ligjeve në fuqi së pari i nënshtrohen konkursit dhe së dyti ndjekin formimin fillestar për magjistratë për tre vjet dhe jo me kohë minimale sa kërkon KPK.
Aktualisht drejtësia po kalon zbrazjen mbas vendimeve të procesit të vettingut.
Nga lista e 805 gjyqtarëve e prokurorëve, 406 prej tyre u larguan nga drejtësia ku kryesojnë të shkarkuarit, të larguarit me dëshirë dhe ata që ju mbaroi mandati i magjistratit.
Më herët në 29 janar, Këshilli Drejtues i Shkollës së magjistraturës, vendosi të ndryshojë rregullimin e kriterit të mesatares së lëndëve, duke hequr kërkesën për notë mesatare mbi tetë të lëndëve kryesore dhe për këtë pati reagime të shumta.
Top Channel