Nga Alfrida Marku
Kryetare e PD Lezhe
Faleminderit nga të gjithë demokratëve që më besuan sot drejtimin e Partisë Demokratike Dega Lezhë.
Me durim dhe vullnet, me ide dhe objektiva të qarta, të bindur se sfidat në të tashmen na japin qartësi të projektojmë të ardhmen, falë qëndresës dhe angazhimit të gjithë demokratëve, ne ia kemi dalë që tashmë të ringremë strukturën e Partisë Demokratike, kudo, në cdo njesi të territorit të bashkisë Lezhë, në qytet e fshat, në cdo lagje.
Jam besimplotë se demokratët, lezhjanët e gjithë shqiptarët do bashkohen për ndryshimin, forcën e ideve , fuqinë e njerëzve të drejtë e të ditur, energjinë e të rinjve e maturinë e brezave, për të rikthyer shpresën, sigurinë, zhvillimin.
Të bashkohemi për një të ardhme të sigurtë, për një ekonomi të fortë dhe një kulturë politike të re që vlerëson kontributin e secilit e vë në themel të Ardhmen e Shqipërisë e Shqiptarëve.
Bashkë ecim drejt sfidave të reja, Arritjeve e Suksese të tjera !
Si deri më sot, me zemër e mendje për Lezhën, vetëm për të vërtetat e gjithmonë drejt #S