Nënkryetarja e PD Orjola Pampuri zhvillon disa takime politike në PPE

0
199

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Orjola Pampuri ishte sot në disa takime politike në PPE. Lajmin e jep ve zonja Pampuri në postimet e saja në FB teksa shkruan:
Postimi 1
Sot si pjesë e delegacionit të IËDU Global, mes shumë takimeve në Parlamentin Europian, Bruksel, dhe në zyrat e Konrad Adenauer Stiftung, ku diskutuam rreth të drejtave të grave dhe vajzave, fuqizimin ekonomik dhe barazinë gjinore.
Një ndër temat e rëndësishme që u diskutua, ishte pikërisht mbi të ardhmen e Ukrainës, dhe rolin mbështetës të NATO-s, BE dhe SHBA, e cila përkoi dhe me miratimin e rezolutës për Ukrainën, të propozuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Z.Lulzim Basha.
Postimi2
Sot në Parlamentin Europian dhe në Kas( Konrad Adenauer Stiftung), si përfaqësuese të IËDU, diskutuam mbi forcimin e partneritetit ekonomik në rang ndërkombëtar, lufta kundër korrupsionit, shpopullimi si pasojë e emigracionit dhe faktorët kyç, dhe politikat e duhura për të ndalur emigracionin dhe mundësia për të krijuar politika mbështetëse për të rinjtë, profesionistët, që të punojnë e qëndrojnë në vendin e tyre.
Sigurisht, të gjitha këto nuk mund t’i krijojë një qeveri si kjo e jona, e cila në qendër të vëmendjes ka një grusht bashkëpunëtorësh falë të cilëve, nuk i ka lënë vend konkurrencës së lirë në treg, investitorëve të huaj dhe së fundmi po falimenton dhe punën e profesioneve të lira.