Kanë dalë detaje të reja në lidhje me ngjarjen që ndodhi mesditën e së martës në Durrës ku një vajzë e re nga Venezuela u shty nga dritarja e katit të dytë të një hoteli. Fatmirësisht ajo mbeti e bllokuar mbi çadrat e një lokali. Policia njoftoi se shkak ishte bërë një konflikt me një 39-vjeçar nga Shijaku.
Ai e ka shtyrë 22-vjeçaren nga kati i dytë. Për të bërë të mundur zbritjen e saj, është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve e cila më pas u dërgua në urgjencën e Spitalit të Durrësit dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia njoftoi se mes 39-vjeçarit Ismet Zoto dhe 22-vjeçares Darjana Linares ka patur një konflikt fizik, nga i cili janë dëmtuar te dy lehtë. Që të dy janë marrë në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e këtij sherri që mund të përfundonte në një tragjedi.
Nga hetimet paraprake dyshohet se vajza ushtronte aktivitetin e prostitucionit, ndërsa 39-vjeçari ishte klient. Pas mbërritjes në vendngjarje policia zbuloi se hoteli shërbente edhe për strehimin e disa vajzave të tjera, të cilat dyshohet se ushtronin të njëjtin aktivitet. Ato menjëherë kanë bërë gati valixhet dhe kanë tentuar të largohen nga hoteli, por janë ndaluar nga policia dhe u shoqëruan në komisariat.
Nisur pikërisht nga kjo policia ka dyshime se hoteli në fjalë shërbente si bazë prositucioni. Mësohet se godina ku ndodhi ngjarja ishte marre me qira dhe ishte kthyer në një hotel. ©LAPSI.al