Sekretariati i Etikës pas kërkesës së mazhorancës ka marrë masa ndaj tre deputetëve të opozitës, për kaosin e shkaktuar në Kuvend.
Deputeti Flamur Noka është përjashtuar me 30 ditë, deputeti Bledjon Nallbati me 20 dite dhe deputeti Saimir Korreshi me 5 ditë.
Kujtojmë që seanca e së hënës parlamentare zgjati vetëm 7 minuta.
Ndërkohë një moment tensioni në Kuvend ishte ai, kur Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.
Pas tensioneve, kryetarja e Kuvendit njoftoi mbylljen e seancës.
Vendimi:
Sekretariati i Etikës pasi shqyrtoi kërkesën e Grupit Parlamentar të PS, vendosi përjashtimin e deputetit Flamur Noka me 30 ditë, përjashtimin me 20 ditë të deputetit Bledjon Nallbani dhe përjashtimin me 5 ditë të deputetit Saimir Korreshi.