Kolegë mësues, anëtarë të Aleancës Sindikale SPASH/ FSASH!
Urimet më të përzemërta për ju në këtë ditë, e cila është tërësisht e jona dhe të mos lejojmë përvetësimin e saj nga konjuktura dhe axhenda që i shërbejnë zbehjes së rolit dhe dobësimit të zërit tonë në mbrojtje të interesave të arsimtarëve.
Arsimi vazhdon të përballet me sfida të mëdha, zgjidhja e të cilave shpeshherë ka kaluar në trajektoren e reagimit të fuqishëm sindikalist, duke dëshmuar potencën e bashkimit tonë, ndaj dhe është momenti për të adresuar apelin tim të sinqertë për të qenë solid në vlerat e bashkimit dhe për të mos i lejuar hapësirë eksperimenteve përçarëse që tregëtohen me emra të stisur lëvizjesh konformiste!
Gëzuar 7 Marsin! Me peripecitë e shumta që përballet sistemi arsimor shqiptar, mësuesit janë më shumë se misionarë të dijes, janë ashti i kombit!
Urimet më të përzemërta për çdo kontribuotor të dijes, për çdo mësues dhe edukator që me kaq zell i shërbejnë këtij profesioni fisnik!
Përzemërsisht, Pavlin Zaja
Kryetar i SPASH, Pukë