7 marsi/Në Wettingen të Zvicrës Sadete Bojaj Musliu u mëson shqip fëmijëve të emigrantëve

0
459

Sot është një ditë e shënuar për arsimin shqiptar. Festë ka kudo në trojet shqiptare, por jo vetëm sepse festohet edhe në Diasporë atje ku shqiptarë punojnë dhe jetojnë atje ku brezat kanë shumë nevojë për zërin e ëmbël shqip.
Zvicra është një nga shtetet ku shqiptarët janë të shumtë në numër. Veçanërisht si shumicë janë vëllezërit tanë nga Kosova, por pas viteve ‘90 kanë shkuar mjaft edhe nga Shqipëria. Të përçuarit të traditave është në gen tek çdo familje shqiptare, por kjo jo gjithmonë ndodh me gjuhën dhe kjo lidhet me një sërë arsyesh. Një mësuese nga Kosova pas një eksperience prej 10 vitesh në Prishtinë do të zhvendosej në Wettingen të Zvicrës për ta dhënë këtë kontribut për bashkatdhetarët, vëllezërit dhe motrat e saja. Quhet Sadete Bojaj Musliu  e diplomuar në Universitetin e Prishtinë për Gjuhë Shqipe e cila prej një dekade po jep një kontribut të jashtëzakonshëm për fëmijët e familjeve shqiptare duke iu mësues gjuhën e nënës, gjuhën shqipe. Sadetja është certifikuar si animatore dhe në Zvicër ku e cila tani ndodhet  në Wettingen ku jeton dhe vepron si dhe jep kontributin e saj fëmijët shqiptarë. atje E ka nisur këtë mision fisnik pikërisht para 10 vitesh në një ditë të rëndësishme po për shqipen, pikërisht më 28 Nëntor Ditën e Flamurit. Guxoi të ndërmarrë këtë nisëm e cila kërkonte mbështetje të madhe, e bindur që po bën gjënë më të mirë. Hapi shkollën shqipe dhe prej 10 vitesh ka dhënë më të mirën në klasën që asnjëherë nuk ka rënë nën 22 nxënës çdo vit të moshës 6 vjet deri 16 vjet. Mësuese Sadetje, tashmë e certifikuar si animatore nuk harron për të falënderuar edhe LAPShin në Zvicër sikurse  edhe z.Fatmir Musliun kryetarin e Këshillit të kësaj shkollë për bashkëpunimin e tij të mirëfilltë!
Sadetja kryesisht punon edhe më fëmijët e vegjël shqiptar në bibliotekë si animatore duke ju treguar përralla në gjuhën e nënës kënge, recitime dhe vizatime ku ata veç janë të përgatitur kur fillojnë kopshtin në gjuhën gjermane. Sadetja ka marrë bekime dhe falënderime nga nxënësit dhe prindërit ku sipas tyre vërtetë ndihen krenar që kudo frymon shqip në Zvicër dhe vlerësojnë punën dhe kontributin e mësuese Sadetes.
“Unë vërtetë ndjehem e privilegjuar që vij me kuadro nga Prishtina dhe me të vërtetë u jam mirënjohës kolegëve të mi për bashkëpunimin tim Kosovë -Diasporë e në veçanti motrës time Vales që vazhdimisht pa hezitim me ofron çfarë unë kam nevojë në mësim shqip. Pikërisht në këtë ditë te madhe e me kuptim plotë i uroj gjithë mësuesve festën e 7 Marsit. Gëzuar! Ju jeni shtylla e kombit jeni të pamposhtur vazhdoni me energjitë e juaja dhe pune të palodhur” – thotë Sadete Bojaj Musliu për startnews.al.