BallinaPolitike“Mazhoranca kaloi ligje për oligarkët”- Alibeaj: Prisnim draftin për amnistinë, jemi të...

“Mazhoranca kaloi ligje për oligarkët”- Alibeaj: Prisnim draftin për amnistinë, jemi të vendosur ta votojmë në seancën e radhës

PD, Enkelejd Alibeaj: Seanca sot (dje) u zhvillua në shkelje të rregullave të procedurës teksa nuk ishte as kuorumi i zhvillimit normal dhe të vlefshëm të zhvillimit të procedurës parlamentare

Alibeaj: Interesi i vetëm i mazhorancës sot ishte të kalonte mes zhurmës, kaosit ligjet për oligarkët, ligjet për interesat e tyre klienteliste siç ishte shtyrja e afatit për ligjin për investitorët strategjikë

Alibeaj: I bëj thirrje kryetares së Kuvendit që projektligji i amnistisë të futet në seancën e radhës, së bashku me amendamentin e paraqitur nga PD dhe votimin një orë e më parë të tij

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I PËRGJITHSHËM, ENKELEJD ALIBEAJ

Përshëndetje!

Tashmë që zhurma dhe kaosi dhe shkeljet procedurale në zhvillimin e seancës plenare përfunduan, e udhës është të bëjmë dritë e të japim informacion për publikun, atë i cili është interesuar për të parë një zhvillim normal të parlamentit në interes të tij. Së pari, do të duhet të them që seanca sot u zhvillua në shkelje të rregullave të procedurës teksa nuk ishte as kuorumi i zhvillimit normal dhe të vlefshëm të zhvillimit të procedurës parlamentare. Së dyti, u bë e ditur për publikun që interesi i vetëm i mazhorancës sot ishte të kalonte mes zhurmës, kaosit ligjet për oligarkët, ligjet për interesat e tyre klienteliste siç ishte shtyrja e afatit për ligjin për investitorët strategjikë. Megjithatë sot publiku, shqiptarët donin të shihnin diskutimin e çështjeve të rëndësishme e në interes të tyre. E një prej tyre në fakt është edhe ligji i amnistisë, një ligj i debatuar prej kohësh, një ligj sipas të cilit interesi i atyre të cilët përfitojnë është i madh. Sot në seancën plenare ku shumë njerëz, publiku shqiptar ishin të interesuar të dinin nëse ishte ligji në rendin e ditës, nëse do të votohej dhe do të miratohej, për çudi ndodhi që nga ana e mazhorancës, nga ana e kryetares së Kuvendit, ky ligj nuk ishte në rend të ditës. Kjo tregon në fakt edhe interesin e sinqertë nëse e kanë të mazhorancës, për diskutimin dhe miratimin e një projektligji të tillë.

Unë do të duhet të bëj me dije publikut shqiptarë dhe të gjithë atyre të cilatë janë të intersuar, qëndrimin dhe pozicionin e Partisë Demokratike siç ka qenë në vijimësi. Siç ka qenë në komision të ligjeve, edhe në deklarata të tjera publike. Partia Demokratike është e vendosur dhe i qëndron pozicionit të saj, që ligji i amnistisë do të duhet të miratohet. Do të duhet të miratohet ashtu siç erdhi nga qeveria, nga Ministria e Drejtësisë në versionin e saj fillestar dhe atij ligji t’i shtohen dhe amendamentet me anë të cilit përfitojnë edhe protestuesit për atë periudhë kohore sipas së cilës ne kemi paraqitur në parlament. Ne jemi të vendosur, ishim të vendosur sot për të votuar projektligjin e amnistisë së bashku me amendamentet tona. Jemi të vendosur edhe në seancën e radhës, sa më shpejt aq më mirë u bë kaq kohë që ky projektligj diskutohet, u bë kaq kohë që ky projektligj diskutohet, u bë kaq kohë që shumë përsona të cilët përfitojnë, e presin që të marrin pjesë e të votojmë ligjin e amnistisë. Sigurisht duke qartësuar edhe sot, siç e kemi qartësuar edhe më parë që PD do të votojë një projektligj të amnistisë sipas versionit fillestar të ardhur nga qeveria, sipas të cilit nuk përfitonte askush nga ata të cilët janë në ndjekje penale, apo janë dënuar nga Gjykata kundër Krimit dhe Korrupsionit në Shqipëri, apo janë në ndjekje penale nga SPAK-u.

Ky është një qëndrim koherent i yni, për t’i dhënë mbështetje drejtësisë së re, për të përfituar ajo pjesë e shoqërisë e cila është dënuar në mënyrë të padrejtë. Pse jo për të lehtësuar edhe mbipopullimin edhe në burgje dhe nga ana tjetër edhe për t’i dhënë drejtësi dhe për t’i hequr nga zgjedha e persekutimit policorë të gjithë protestuesve shqiptarë. Ata të thirrur nga PD dhe aleatët e vet, apo dhe nga protestat e zhvilluara në mënyrë spontane, apo nga shoqëria civile. Ky është qëndrimi që kemi mbajtur, mbajmë sot e do ta mbajmë edhe në vazhdim.

Ndaj, thirrja ime është kjo për mazhorancën dhe për këdo deputet që projektligji i amnistisë në seancën e radhës të parlamentit në këtë formë siç e prezantoi qeveria, me këtë amendament të paraqitur nga ana jonë pa asnjë amendament tjetër i cili cenon produktin e SPAK dhe të gjykatës kundër Krimit dhe Korrupsionit. Ndaj thirrja ime është për të gjithë ata dhe në favor të të gjithë atyre pjesë të publikut shqiptarë që e presin dhe e presin këtë projektligj. Ndaj pres nga kryetarja e Kuvendit, nga mazhoramca, nga përfaqësuesit e qeverisë që të shqiptojnë publikisht, e më pas ta formalizojnë në procedurën parlamentare futjen në rendin e ditës, së bashku me amendamentin e paraqitur nga PD dhe votimin një orë e më parë të projektligjit të amnistisë. Faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular