Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri një emigrant.
Incidenti i përgjakshëm ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje (8 mars) në në Agios Panteleimonas.
Konkretisht, një grup personash të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri në kokë një emigrant, jashtë një dyqani nargjilesh në kryqëzimin e rrugëve Epirou dhe Michail Voda
Ende nuk është e qartë nëse sulmi ka ndodhur brenda apo jashtë dyqanit.
Në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie dhe një autoambulancë, të cilat kanë transportuar të plagosurin në Spitali, me gjendje të rëndë shëndetësore.
Autoritetet në Greqi kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.