“Barometri” në Euronews Albania ka pyetur këtë herë qytetarët edhe për pëlqyeshmërinë që kanë për një tjetër figurë politike që ka nisur një lëvizje të re politike.
Agron Shehaj, deputet i Partisë Demokratike prej kohësh ka publikuar një lëvizje të re si një rrjet organizimi qytetar të quajtur #Next You.
Të pyetur për mendimin pozitiv apo negativ për deputetin Shehaj, rezulton se 29 % e të pyeturve të “Barometrit” kanë mendim pozitiv për të, 23.9 % kanë mendim negativ, 32.8 % nuk e njohin dhe 14.2 % nuk kanë një mendim pozitiv apo negativ për zotin Shehaj, por zgjedhin alternativën nuk e di.
Të analizuar në detaje, ata që kanë mendim pozitiv për Agron Shehajn, shumica janë votues të Partisë Demokratike.
38.7 % e atyre që kanë mendim pozitiv për të, kanë votuar PD dhe 25.3 % e atyre që kanë mendim pozitiv kanë votuar Partinë Socialiste.
Shumica e atyre që kanë mendim pozitiv janë meshkuj, (33,8 %)dhe 23,5 % e atyre që kanë mendim pozitiv për të janë femra.
Nëse e analizojmë sipas moshave mendimin pozitiv për deputetin Shehaj, shifrat tregojnë se shumica janë mosha më të vjetra dhe më pak ata që kanë mendim pozitiv janë tek grupmoshat e reja (18-vjeçarët ka %-je më të ulët të mendimit pozitiv për të me 17.1 %).
Ndërkohë që me rritjen e moshës nga 25-27 vjeç, mendimi pozitiv rritet duke kapur maksimumin me 36.8 % të mendimit pozitiv tek grupmosha më e madhe 65-75 vjeç.