BallinaAktualitetÇmenduria e Ramës/ Ja si kërkon ti mbyllë mediat të cilat nuk...

Çmenduria e Ramës/ Ja si kërkon ti mbyllë mediat të cilat nuk i ka blerë dot

spot_img

Qeveria ka miratuar paketën anti-shpifje, e cila sipas saj, do të luftojë “fake news-et”.

Paketa, e cila është kundërshtuar ashpër nga bota e medias dhe opozita, duket qartazi se parashikon masa të ashpra ndaj portaleve “online”.

Sipas këtij vendimi ndryshimet në ligj parashikojnë gjoba dhe penalizime të rënda deri në mbylljen e tyre.

Së pari ligji projektligji parashikon legalizimin e portaleve, evidentimin e pronësisë, dhe ç’është më e rëndësishmja burimet e financimit.

Nëse media online nuk bënë sqarimin përkatës, atëherë merren masa duke vendosur gjoba që nisin nga 100 mijë deri në një milion lekë.

Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

MASAT QË PARASHIKON PAKETA ANTI-SHPIFJE

–Pezullim/bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer 3 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat 7 ditor, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative.

– Pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat njëvjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.

– Bllokimin përfundimtar/mbylljen e aksesit të shërbimit të publikimit elektronik në territorin e Republikës së Shqipërisë nëse nuk marrin në shqyrtim ankesat e përcjella prej Këshillit të Ankesave, më shumë se katër herë gjatë një viti kalendarik”.

Gjobat:

– Me gjobë nga 100 000 lekë deri në 1,000,000 lekë kur nuk respekton detyrimet e nenit 33/1 të këtij ligji.

– Me gjobë në masën 800, 000 lekë kur nuk respekton vendimin e Këshillit të Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.Ankesave apo të drejtën e përgjigjes, sipas nenit 53/1 të këtij ligji”.

Qeveria i miratoi këto amendamente ligjore pak ditë pasi përcolli një mision prej 7 organizatash ndërkombëtare të lirisë së medias, të cilat raportuan për një përkeqësim të gjendjes dhe lirive të mediave shqiptare.

Në raportin e tyre ato i quajtën masat e reja për regjistrim të detyruar të medias në internet dhe krijimin e një organi për të gjobitur dhe mbyllur median online e atë të huaj pa një urdhër gjykate, si hapa që bien në kundërshtim me praktikat më të mira ndërkombëtare mbi vetë-rregullimin dhe mund të kenë ndikim të dëmshëm mbi lirinë e shprehjes e të informimit dhe lirinë e shtypit në Shqipëri.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular