Nga Bujar Leskaj
Në çdo vend normal rikonstruksioni i Muzeut Kombëtar duhet njoftuar muaj më parë për hir të pergjegjshmerise e transparencës!
Projekti bëhet publik dhe hidhet në diskutim mes ekspertëve; tenderi bëhet i hapur, shpallet me transparencë fituesi dhe pastaj fillojnë punimet.
Por kur mbyllja është 4 vite, më shumë edhe se mandati i një qeverie çështja merr përmasa të tjera.
Vendimi shihet me dyshim, pasi nuk mund të jetë, as i drejtorit, as i bashkisë dhe as i qeverisë.
Është vendimi i një njeriu të vetëm!
Është vendimi i kreut të sektit gllabërues në pushtet, i cili në kalimin e tij shkatërron gjithçka!
Dhe ai që ka vendosur mbylljen e Muzeut Kombëtar është Rama!
I cili ka vendosur të shkatërrojë artin, kulturën, Historinë!
Si ministër Kulture mbylli dhe shembi të gjitha kinematë e Tiranës.
Si kryebashkiak filloi betonizimin e Tiranës dhe hodhi idenë e prishjes së Teatrit Kombëtar.Ekstravagant në ide e veprime për të zhdukur muzeumet dhe institucionet e artit dhe kulturës në Shqipëri.
Si kryeministër shkatërroi pabesisht natën e 17 majit 2020 Teatrin Kombëtar!…
Teatri i fëmijëve i mbyllur tashmë…
Babëzia e tij vazhdon me Muzeun Kombëtar ndërkohë që edhe Galerisë , e cila ka vite e mbyllur,ia kanë vënë syrin për të ngritur një kullë, ashtu si edhe tek Muzeu.
Të gjitha institucionet e artit dhe kulturës po zhduken, si pasojë e një politike të mbrapshte antikombëtare!
Sepse Rama s’ka qenë asnjëherë artist, as piktor. Si artist është mediokër, si njeri është i dobët,si shtetar është palo (krye)kërmëministër.
Kështu mund të shpjegohet mllefi i tij ndaj arteve, artistëve, shqiptarëve e historisë!
Mbyllja e Muzeut Kombëtar ashtu si edhe e Bibliotekës Kombëtare, vënia në rrezik e artefakteve dhe vlerave historike e kulturore, të cilat nuk dihet se ku do të strehohen këto 4 vite, është një këmbanë alarmi për të gjithë ne, për gjithë shoqërinë shqiptare, së cilës ai dhe të ngjashmit e tij duan t’i presin kordat e zërit dhe t’i shtypin reagimin duke e atrofizuar e tretur!