Sali Berisha sot, në rrjetin e tij social ka hapur një lajm të kobshëm sipas të cilit, një bujk nga Starova e Elbasanit, Arjan Hoxha ka vrarë veten, pasi ka falimentuar, si pasojë e mos ndihmës nga qeveria.
Lajmi u përhap në portalet e opozitës, por më pas, biznesmeni Gjergj Luca, doli në krah të Arjan Hoxhës, i cili thotë se nuk e kupton pse doktori e do të vdekut.
Në postin e tij, Luca shkruan:
“Edicion i jashtëzakonshëm lajmesh/ Sali Berisha e shpall të vdekur, Gjergj Luca e ngjall…
MOS HUMBISNI
Miq e rëndë kjo ngjarje e sotshme, ish kryeministri Sali Berisha sapo e ka shpallur të vdekur anëtarin besnik të PD-së dhe biznesmenin e ndershëm Arjan Hoxha nga Sulova e Elbasanit. Postimi ende rezulton në facebook-un e Salës ku Arjani rezulton i vdekur ndërsa unë po ua sjell të gjallë e të shëndetshëm!”
![VIDEO/ Sali Berisha e shpalli të vdekur, bujku del në krah të](https://media.gazetatema.net/gazetatema.net/media3/-640-0-1710187054xarjan-hoxha-139.jpeg)
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FFISH.CITY.ROZAFA%2Fvideos%2F421869273658334%2F&show_text=false&width=560&t=0