Xhakomo Vrioni është kthyer në protagonist për skuadrën e tij, New England Revolution që arriti të kualifikohej për në çerekfinalet e Kupës Champions përballë skuadrës nga Kosta Rika, Alahuelense.
Sfida u mbyll 1-1 dhe kualifikimi u arrit falë fitores në ndeshjen e parë me rezultatin 4-0, teksa në çerekfinale do të gjejnë Klub Amerikën.
Në minutën e 81’ të takimit, Vrioni mori një top në zonë, i cili me një lëvizje të bukur, gënjeu mbrojtësin dhe lëshoi një goditje që u përplas në traversë e më pas në rrjetë, duke barazuar shifrat dhe duke vulosur kualifikimin e amerikanëve.
Ky është goli i parë i Vrionit këtë sezon që sapo ka startuar, i cili gjithashtu ka dhënë dhe dy asiste, me 25-vjeçarin që shpreson te një ftesë për në Europianin e Gjermanisë.