SPAK ka përfunduar hetimet për koncesionin e sterilizimit. Në këtë moment, Prokuroria e Posaçme po ju komunikon akuzat të pandehurve. Raportohet se ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqajt do i komunikohet akuza të hënën.
Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim. Kujtojmë se për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.