BallinaAktualitetPërveç “184” dhe “339”, Kryemadhi: Do ketë një tjetër dosje

Përveç “184” dhe “339”, Kryemadhi: Do ketë një tjetër dosje

spot_img
spot_img

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur mbrëmjen e sotme strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjatë fjalës së saj, zonja Kryemadhi tha se më 30 qershor mori fund vizioni i kryeministrit Rama për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist.

Ajo po ashtu paralajmëroi një tjetër dosje të bujshme hetimore, përveç “184” dhe “339” ku flitej për blerje votash në zgjedhje. Kryemadhi tha se do të ketë edhe një dosje “30 qershori”.

“30 qershori ishte fundi i të gjithë psikologjisë dhe vizionit të tij për ta kthyer Shqipërinë në një vend monist. Sot kemi një raport të ODIHR, që thotë se në zgjedhje një parti u regjistrua në mënyrë të jashtëligjshme. Dosja “184” dhe “339” do kenë bashkëudhëtare edhe dosjen 30 qershori. Se Rama nuk ndejti dot pa futur dorën tek kutia, procesverbali, gjithë procesi zgjedhor”,- tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular