BallinaLifestyleNga akuzat ndaj Jul Dedës se ka pëlqim, te “flirti” me Meriton...

Nga akuzat ndaj Jul Dedës se ka pëlqim, te “flirti” me Meriton Mjekiqin dhe lidhja me Romeo Veshajn! Miku i Heidi Baçit zbulon si po e përjeton familja e saj

Heidi Baci është shndërruar në kryefjalën e “Big Brother”. Vajza e cila sapo ishte e bërë e njohur në Itali, pas pjesëmarrjes së saj në “Grande Fratello”, provoi këtë format edhe në vendin tonë.

Natyrisht që bjondja simpatike nuk kishte sesi mos të tërhiqte vëmendjen e meshkujve të shtëpisë. Por, gjithçka u duk se shpresat u prenë për të tjerë, kur ajo dhe Romeo nisën një histori dashurie. Ndonëse një histori e bukur që menjëherë gjeti mbështetje në publik, dyshja i dha fund, për arsye që ende shumë mirë nuk i kanë sqaruar për publikun.

Por, teksa Heidi tashmë luan si e vetme në këtë lojë, meshkujt e tjerë të shtëpisë kanë treguar se në fakt Heidi ka flirtuar me të. E kemi fjalën pikërisht për Meritonin, që pas sherrit të tij me Romeon, ka ngritur këto akuza për Heidin. Gjatë një bisede me Jetmirin dhe Ilnisa Agollin, Meriton Mjekiqi i çuditur nga një pyteje që i drejtuan nga jashtë, mbi Heidi Baçin.

“Kjo ka filtruar me mua dhe i qeshin sytë kur më shikon mua”, tha moderatori, i cili u shpreh se nuk e ka kuptuar fare kur banorja ka flirtuar me të. Nga ana tjetër, edhe partnerja e Meritonit, Ilnisa Agolli, u shpreh se as ajo nuk e ka vënë re fare, megjithëse sipas Jetmirit ajo nuk e ka kuptuar sepse është bjonde dhe nuk është ndonjë vajzë inteligjente.

“Tani dikush paska parë diçka që më paska bërë pyetje mua atje. Se pyetja ishte tjetër, kjo ka filtruar me mua dhe i qeshin sytë kur më shikon mua. Hajde babi hajde unë në autobus”. Ishte kjo deklarata që duket se ka bërë që Ilnisa ta vijojë këtë bisedë edhe me vajzat e tjera në shtëpi.

Gjatë një bisede me Rozën, Ilnisa e cila pak ditë më parë i qëndroi afër pas ndarjes nga Romeo, është shprehur se Heidi ka qenë gjithmonë në kërkim të një ndjenje dhe insistonte duke flirtuar me disa nga banorët e “BBV”, Alfion, Fationin madje edhe me Meritonin.

“Tani të jap të drejtë ty Roza. Ajo vajza pa lidhje fare ka flirtuar me Meritonin. Ajo ka qenë këtu në kërkim të një ndjenje me insistim. E bëri me Alfion, e di unë dhe disa banorë të tjerë. Me insistim shkonte flirtonte, i dilte para. Ai u hutua komplet as nuk gatoi më se e ndiqte gjithë kohën kjo. Iku Alfio, nisi me Fationin, i thoshte çfarë trupi ke”, tha ajo në bisedën me Rozën. Sakaq, i përfshirë në këtë temë ka qenë edhe Juli, ku këtë herë është pyetur nga Julia nëse ka tërheqje për Heidin. Juli është vënë përballë një pyetje pikante nga ana e Julia Ilirianit në “BBVIP”.

“A të pëlqen Heidi si femër”?, e pyeti aktorja banorin, i cili u shpreh se nuk ka asnjë lloj tërheqje për asnjë femër brenda shtëpisë.

“Tërheqjen nuk e kemi në dorë. Në dorë kemi të kontrollojmë qasjen tonë ndaj asaj gjëje. Tërheqja është një gjë natyrale që ndodh”, u shpreh Julia, duke e ngacmuar Julin mbi banoren, megjithëse ai i hodhi poshtë këto pretendime të konkurrentes. Edhe më herët, Juli është akuzuar si shkaktari i ndarjes së saj nga Romeo. Në një debat të ashpër që patën pak ditë më parë, Juli ka rrëfyer se shkaku i debatit nuk është Heidi, por sjellja e Romeos. Konkurrenti i tha banores së nuk është futur mes tyre për ta çuar atë në krevat, pasi sipas tij kjo është historia e Helenës së Trojës.

“O Jul çfarë po bën se unë jam këtu”, i tha Heidi banorit mes lotësh, ndërsa Romeo përpiqet që ta qetësojë banoren duke i thënë “çfarë merresh me plehra”. “Si paska arritur muhabeti që ju të dy… Helena dëshiron të shkojë në shtrat a çfarë?”, u shpreh Heidi mes lotësh. Kaq ka mjaftuar që Romeo të debatonte keq me Julin, ku nuk kanë munguar as ofendimet ndaj tij.

Banori e krahasoi konkurrenten me vajzën e Julit, ndërsa ky i fundit shpërtheu keq duke thënë: “Çfarë ke me gocën time ti? Po ti përdor vëllain tënd, përdor fëmijët e mi”.

Duket se pas ndarjes, Heidi është vendosur në qendër të vëmendjes nga e gjithë shtëpia, duke u shprehur se strategjitë për lidhje janë pjesë e lojës së saj, fakt ky që vetë konkurrentja e ka kundërshtuar forcërisht që nga nisja e këtij edicioni. Sakaq, ka folur për herë të parë edhe miku i saj, Redi Alizoti, për situatat e fundit që kanë ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ai u pyet në një intervistë për “Shqipëria Live” edhe nëse familjarët e Heidit e kanë pëlqyer Romeon. Për këtë Redi u shpreh se duke u nisur nga mesazhi i nënës së Heidit, “ishte e qetë dhe tepër suportive”.

“Mua mesazhi i mamit të Heidit, mu duk… ishte e qetë edhe pse situata atje brenda ishte pak e rëndë të themi. Ajo ishte e qetë, ishte suportive. Unë mendoj që Heidi është një vajzë e pavarur dhe normalisht ata ia lënë në dorë Heidit”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular