Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka vizituar Panairin e Mobilerisë. Në një postim të shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social facebook, kreu demokrat shkruan se punimet e kompanive shqiptare, mund të konkurrojnë denjësisht në tregun ndërkombëtar.
Më poshtë postimi i plotë:
“Kënaqësi të vizitoj sot Panairin e Mobilerisë, të shikoj punime të jashtëzakonshme të kompanive shqiptare, të cilat sot mund të konkurrojnë denjësisht në tregun ndërkombëtar.”