Situata e tensionuar mes Rikes dhe Eglës, bëri që në shtëpinë e Big Brother VIP të mbërrinte Zarfi i Zi.
Ky zarf u hap gjatë prime-t të sotëm, ku Vëllai i Madh vendosi të kalojë në nominim “kokë më kokë” Riken dhe Eglën.
“Egla dhe Rike për shkak të situatës së vështirë që jeni përfshirë, Vëllai i Madh ju dërgon në televotim, me njëra-tjetrën”, shkruhej në zarfin që u lexua nga Ledion Liço. Për publikun është i hapur votimi për banoren që duan të largojnë. Top Channel