Milani fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Slavia Pragës duke merituar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Europës. Kuqezinjtë vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një kompeticion ku nuk kanë triumfuar kurrë në historinë e tyre dhe, ndërsa presin mesin e prillit për t’u përballur me Romën, ne mund të fillojmë të bëjmë disa përllogaritje mbi të ardhurat e marra deri më tani.
Sipas asaj që raportohet nga “Calcio e Finanza”, në fakt, arkat e “Djallit” mund të mburren me disa shifra të marra gjatë rrugëtimit të tyre në Champions, i cili u ndërpre në fazën e grupeve.
Nga kupa me veshë të gjatë, kuqezinjtë përfituan 48 milionë euro dhe kësaj shume i shtohen 6.6 milionët e marra nga kalimi në çerekfinale të Ligës së Europës.
Është e qartë se shifrat do të rriten vetëm nëse Milani arrin të arrijë në gjysmëfinale dhe më pas në finale me përftimin sezonal nga Europa që mund të prekë 100 milionë eurot nëse ekipi i Piolit triumfon në Dublin dhe më pas merr pjesë duke fituar edhe Superkupën e Europës.