Një person mbeti i plagosur gjatë një aksidenti i cili ndodhi në orët e para të mbrëmjes së kësaj të diele, në aksin e rrugës kombëtare, Elbasan-Librazhd.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur “Nënkalimi i trenit” në Xibrakë.
Nga aksidenti, ka mbetur i plagosur shtetasi Astrit Çota me banim në Librazhd i cili është transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në repartin e urgjencës.
Për shkak të aksidentit në Xibrakë u bllokua përkohësisht qarkullimi