Ish-banori i Big Brother VIP, Liam Osmani është lënë i lirë dy javë pas arrestimit brenda në shtëpinë e BBVIP.
44-vjeçari është liruar të hënën me vendim të Gjykatës së Tiranës, e cila pranoi kërkesën e tij për rishikimin e vendimit penal të formës së prerë për shkak se procesi ishte bërë në mungesë të tij dhe pa dijeni të plotë të tij.
Kështu mësohet se çështja do të filloj nga e para dhe do të shqyrtohet nga një tjetër gjyqtar.
Bashkë me shqyrtimin është vendosur edhe pezullimi i ekzekutimit të vendimit të parë dhe rrjedhimisht edhe lirimi i menjëhershëm nga burgu. Procesi do të nis nga fillimi me Liam Osmanin në gjendje të lirë, i cili do të ketë mundësi të paraqitet në seancat gjyqësore, të mbroj veten dhe të ketë dijeni të plotë për gjyqin.
Ndërkohë nuk dihet nëse Liam do të rikthehet sërish në Big Brother, pasi a u bë pjesë e këtij show.
Arrestimi
Një ditë pasi u bë pjesë e Big Brother VIP, policia arrestoi më 3 mars, Liam Osmanin brenda shtëpisë së BBVIP.
Sipas policisë në vitin 2019, Osmani nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Njoftimi i policise më 3 mars
Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin bënë ndalimin e shtetasit Liam Osmani, 44 vjeç, teksa ai ndodhej në shtëpinë e Big Brother Albania Vip 3.
Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Ky shtetas, në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.