Xho Barone nuk ia doli. Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, ka ndërruar sot jetë në spitalin “San Raffaele” të Milanos, ku ishte shtruar që nga e diela pasdite pas situatës që përjetoi kur ishte në grumbullim me skuadrën e tij para sfidës me Atalantën, e cila më pas u shty.
Ka qenë vetë klubi i qytetit të Firences ai i cili dha lajmin e trishtë për futbollin italian.
“Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të pamasë, Fiorentina sot humbet një nga pikat e saj të referimit, një figurë që ka shënuar historinë më të re të klubit dhe që nuk do të harrohet kurrë. Drejtori i Përgjithshëm Xhuzepe Barone, pas sëmundjes që i ndodhi të dielën, u nda sot nga jeta në spitalin “San Raffaele” në Milano.
Roko Komiso dhe familja e tij, Daniele Prade, Nikolas Burdiso, Alesandro Ferrari, Vinçenco Italiano, Kristiano Biragi dhe e gjithë Fiorentina janë shkatërruar nga humbja e tmerrshme e një njeriu që ofroi profesionalizmin e tij të madh, zemrën dhe pasionin e tij për këto ngjyra, të një miku të disponueshëm dhe gjithmonë i afërt në të gjitha momentet, si ato më të lumturat dhe mbi të gjitha ato më të vështirat.
E gjithë bota e purpurt përqafon gruan e tij Kamila, fëmijët e tij dhe të gjithë familjen Barone në këtë moment dëshpërimi të madh”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Barone i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale të dielën, por situata ishte përkeqësuar me kalimin e orëve, derisa erdhi momenti fatal i ndarjes së tij nga jeta. PANORAMASPORT.AL