BallinaAktualitetAplikimet për pajisje me leje qëndrimi, qeveria greke miraton vendimin që prek...

Aplikimet për pajisje me leje qëndrimi, qeveria greke miraton vendimin që prek emigrantët shqiptarë

spot_img
spot_img

Qeveria greke ka miratuar një vendim që prek emigrantët shqiptarë, të cilët janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.

Sipas vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare, thuhet se gjatë periudhës 31 mars 2024 – 31 dhjetor 2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

Njoftimi i Ambasadës Shqiptare në Athinë;

Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:

Me Vendimin Nr. 𝟰𝟬𝟬𝟬/𝟯/𝟵𝟴-𝗶𝗯’, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 𝟭𝟵 𝗺𝗮𝗿𝘀 𝟮𝟬𝟮𝟰, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:

Gjatë periudhës 𝟯𝟭-𝟬𝟯-𝟮𝟬𝟮𝟰 deri më 𝟯𝟭-𝟭𝟮-𝟮𝟬𝟮𝟰, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:

Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose

Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.

Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular