BallinaAktualitet“Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”/ “Mjeshtri i Madh”, që në 27 vite ka...

“Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”/ “Mjeshtri i Madh”, që në 27 vite ka dëgjuar miliona zëra në emisionin “Koha për t’u zgjuar”

spot_img
spot_img

Mbi 9685 ditë komunikimi dhe 125 mijë herë “Alo Bashkim”

Nga Ëngjëll MUSAI

Drejtor i “Telegraf”

Sot në mëngjes, publicisti, gazetari, romaniceri, dramaturgu dhe moderatori produktiv, cilësor e mirënjohur, miku im Bashkim Hoxha, hap emisionin e tij “mbarë popullor”  në një ditë të veçantë, duke mbushur 27 vjet në emisionin e tij “Koha për t’u zgjuar”! Po sot në mëngjes, në orën 07.00, në këtë emision do të dëgjojmë hyrjen në vitin e 27-të me shprehjen me të cilën Bashkim Hoxha nis komunikimin me njerëzit, me sloganin: “Alo,Bashkim”!  Është bërë aq i afërt e i afërm, i dashur e i besueshëm për shqiptarët ky emision dhe përmes tij Bashkim Hoxha, sa çdo mëngjes shqiptarët brenda Shqipërisë dhe ata jashtë Shqipërisë sipas orëve lokale të vendeve ku jetojnë e punojnë, ditën e nisin duke çuar televizorin “Te Bashkimi”.  Ata që janë në kafene, i kërkojnë kamarierëve ta çojnë stacionin “Te Bashkimi”.  Ata që janë në udhëtim e çojnë radion “Te Bashkimi”, ataqë ndjekin mediat nëpërmjet telefonave celularë, klikojnë “Te Bashkimi”.  Dëgjojnë titujt e gazetave, por edhe bëhen pjesë e emisionit “Koha për t’u zgjuar”…

Çdo mëngjes prej 27 vitesh: Mbi 125 mijë herë “Alo Bashkim” nga News 24 tek “Abcnews”

Çdo mëngjes, qysh prej 21 marsit 1997, njerëz të shumtë të profesioneve, kategorive, komuniteteve e grupimeve sociale të çdo lloji, të tejlodhur nga hallet që u ka shkaktuar e vazhdon t’u shkaktojë prej 32 vitesh politika dhe qeverisjet me tranzicionin masakrues të shpërfillur nga administrata shtetërore, të shfrytëzuar nga punëdhënësit për  “një copë bukë”, të kërcënuarit nga krimi i rrugës, të varfëruar deri në vetë-vrajse, të viktimizuar nga prapësitë dhe hajdutëritë e shërbimeve publike, “trokasin” me telefonatat e tyre të sinqerta te emisioni “Koha për t’u zgjuar”, me atë thirrjen “O Bashkim”! Dhe Bashkimi, me atë zërin e tij të butë, me atë shpirtin e tij paqësor, me atë durimin e “hekurt” dëgjon çdo zë  që denoncon, ankon, kërkon, paralajmëron e kërcënon për hakmarrje ndaj “iks” e “ypsilon” politikani, shtetari, ministri, deputeti, kryebashkiaku, drejtori…, që nuk i hap telefonin, që i kanë mashtruarpër punësim, për ndërtimin dhe riparimine rrugës së lagjesn e fshatit, të ujësjellësit,qendrës shëndetësore, të shkollës e shumë halle të tjera, ashtu siç edhe flasin gjithë pasion për partitë politike dhe liderët e tyre. Denoncojnë e mallkojnë deputetët dhe kryebashkiakët, që u kanë marrë votat dhe nuk u shkojnë më në zona e as I presin në zyra, që nuk upërgjigjen në telefona, që kanë punësuar familjarët e tyre nëpër zyrat dhe punët eshtetit, që së bashku me ministrat vjedhin fondet e investimeve lokale dhe lejojnë kthimin e qendrave të banuara në qendra plehrash. Japin PPP, shesin vijën bregdetare, u japin si kompesim pushteti të huajëve, apo për të tjerë telefonues që flasin për opozitën nga dritaret dhe rrugicat e lagjeve.  Në mëngjeset e 27-viteve të këtij emisioni, “Mjeshtri i Madh”Bashkim Hoxha, ka dëgjuar mbi 125 mijë here “Alo, Bashkim”, që kanë shkuar në “veshin” e tij nga shqiptarët brenda e jashtë vendit deri në SHBA, Kanada e Australi.

Por, siç thotë Bashkim Hoxha, çdo ditë, javë, muaj e vit, janë dhjetëra, qindra e miliona përpjekje për t’u lidhur çdo mëngjes me telefonin e emisionit tashmë të quajtur “ Mirmëngjes” në “Abc” news ! Në arkivën e emisionit “Koha për t’u zgjuar”, mund të thuhet pa asnjë mëdyshje, se gjenden gjithë problematikat social-ekonomike të pensionistëve, veteranëve të luftës, ushtarakëve,e fëmijëve, jetimëve, invalidëve, grave të dhunuara, prindërve me fëmijë të trafikuar e të zhdukur, dhimbjet për tragjeditë që kanë ndodhur në det e nëtokë, hasmëritë që kanë ngujuar familje të shumta, dhuna që ka goditur mijëra gra, prindër e fëmijë, varfëria ekstreme, papunësia, pagat lëmoshë, lypjet, endacakët,abuzimet që bëjnë shtetarët e gjithçka .  Këto halle e probleme dëgjohen lirshëm te emisioni “Mirmengjes në abc” nëpërmjet telefonit të hapur që prej 27vitesh ofron mirësia, qetësia, profesionalizimi dhe guximi i gazetarit Bashkim Hoxha për të realizuar këtë ballafaqim publik popull-politik-qeveri… Durrësi dhe qytetarët e saj janë me fat që kanë pasur dhe kanë një shërbëtor të devotshëm të lirisë së fjalës si Bashkim Hoxha dhe kologu i tij i pandarë Gëzim Domi , ku njëri me mendimet racionale dhe tjetri “syrin e kamerës”  i japin zgjidhje problemeve që krijohen nga Bashkia e Durrësit dhe ndërrmarjet e saj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular