Talenti me origjinë shqiptare, Roko Vata, dhuroi spektakël mbrëmjen e sotme me fanellën e Irlandës U-21 në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit të 21-vjeçarëve ndaj San Marinos, që përfundoi me rezultatin 0-7
Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, arriti të shënonte plot 3 gola në këtë përballje, duke u zgjedhur dhe lojtari më i mirë i sfidës.
Vata shënoi golin e katërt për Irlandën në minutën e 62-të, të pestin në minutën e 64-t si dhe golin e shtatë që vulosi sfidën në minutën 90+2.
Të shumta kanë qenë elozhet në rrjetet sociale, për talentin shqiptar që përfaqëson 21-vjeçarët e Irlandës.
PANORAMASPORT.AL